Sot shënohet Dita Ndërkombëtare kundër Keqpërdorimit dhe Trafikimit Ilegal të Drogës

26 Qershor, 2022 - 11:00 am

Dita ndërkombëtare të OKB-së për të luftuar përdorimin dhe trafikimin me drogë shënohet çdo vit me 26 qershor për të arritur ndërgjegjësimin për këtë çështje të rëndësishme në shoqëri. Kjo ditë është mbështetur nga individë, bashkësi dhe organizata të ndryshme në mbarë botën. 

Në dhjetor të vitit 1987 Asambleja e përgjithshme e OKB-së vendosi që me 26 qershor ta shënojë Ditën ndërkombëtare kundër keqpërdorimit dhe trafikimit ilegal të drogës.

Kjo ditë është mbështetur nga individë,bashkësi dhe organizata të ndryshme në mbarë botën. 

Zyrat për drogë dhe krim në OKB (UNODC), gjatë viteve janë përfshirë në mënyrë aktive në fushata për të mobilizuar mbështetje për kontrollin e drogës.

Sipas UNODC rreth 200 milion njerëz në mbarë botën janë përdorues të drogave të paligjshme të tilla si kokaina, marihuana,haluçinogjene, dhe qetësues hipnotik.

Kjo rezolutë rekomandon veprime të mëtutjeshme duke marrë parasysh raportin dhe përfundimin nga Konferenca Ndërkombëtare për keqpërdorimin dhe trafikimin ilegal me drogë, në vitin 1987. Duke ndjekur rezolutën prej vitit 1991 deri 2000 ishin të shpallur për ,, dekada e Kombeve të Bashkuara për luftë kundër keqpërdorimit të drogës. Në vitin 1988 Asambleja e përgjithshme e OKB-së miratoi një deklaratë politike e cila lidhet me problemet globale të drogës. Deklaratën e shprehin anëtarët e OKB-së për luftë me këtë problem.  /KultPlus.com

Të ngjajshme