Motër e vëlla nga Kosova shkëlqejnë në Barcelonë me medalje në Matematikë

15 Korrik, 2025 - 9:30 am

Motër e vëlla i sigurojnë Kosovës medalje në garat e Matematikës

Një sukses i jashtëzakonshëm vjen nga Spanja, ku dy të rinj nga Podujeva, motër e vëlla, kanë ngritur lart flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të Matematikës, shkruan albinfo.ch. 

Hana dhe Muhamed Kurtolli kanë arritur të fitojnë medalje në garat prestigjioze të Matematikës që po mbahen në Barcelonë, duke përfaqësuar Kosovën mes mbi 40 shteteve pjesëmarrëse nga e gjithë bota.

Muhamed Kurtolli ka siguruar medalje në këtë kompeticion ndërkombëtar, duke treguar aftësi të larta në zgjidhjen e problemeve matematikore. Por surpriza më e madhe ka ardhur nga motra e tij, Hana Kurtolli, e cila ka arritur të dalë e para në mesin e të gjithë garuesve nga vendet pjesëmarrëse.

Ky rezultat jo vetëm që përfaqëson një sukses personal për Hanën dhe Muhamedin, por gjithashtu është një dëshmi e potencialit të madh që ka rinia kosovare në fushat shkencore dhe akademike.

Fitorja e tyre në Barcelonë është një frymëzim për të gjithë nxënësit dhe të rinjtë në Kosovë, duke dëshmuar se përkushtimi dhe pasioni për dijen mund të tejkalojnë çdo kufi./Albinfo.ch / KultPlus.com

Të ngjajshme