MTV Europe Music Awards çmim për LGBT

15 Nëntor, 2021 - 12:00 pm

Aktivistja hungareze e LGBT-së, Viktoria Radvanyi ishte ndër fitueset e çmimit “Generation Change” nga MTV Europe Music Awards, të cilin e mori në ceremoninë EMA në Budapest.

Radvanyi ka qenë prej kohësh e përfshirë në organizimin e Budapest Pride.

“Ju lutem, ju lutem, ju lutem, mos e pranoni kurrë idenë se duhet të toleroni dhunën dhe diskriminimin. Çdo qenie njerëzore lind e barabartë”, theksoi ajo, ndërsa mori çmimin.

Ajo falënderoi partnerin e tij dhe të gjithë anëtarët e organizatës Budapest Pride, e cila organizon një protestë të përvitshme për të tërhequr vëmendjen ndaj diskriminimit që pësojnë personat LGBT.

Fituesit e tjerë, të zgjedhur për punën e tyre në luftën kundër politikave anti-LGBT, ishin Amir Ashur, Matthew Blaise, Sage Dolan-Sandrino dhe Erika Hilton.

Qeveria nacionaliste e djathtë e kryeministrit hungarez Viktor Orban është hapur kundër LGBT.

Këtë vit ajo miratoi një ligj që ndalon të miturit të mësojnë për stilet e jetesës joheteroseksuale.

Gjithashtu në Hungari reklamimi ku personat homoseksualë ose transgjinorë portretizohen si pjesë e normalitetit është i ndaluar./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme