Musk propozon një qasje të ngjashme si ndaj Kosovës për Krimenë dhe Donbasin

3 Tetor, 2022 - 11:30 pm

Njeriu më i pasur në botë dhe njëri ndër figurat më me ndikim të shekullit njëzetenjë, Elon Musk, e ka përmendur rastin e pavarësisë së Kosovës kur ka folur për krahinat ukrainase të Donbasit dhe Krimesë.

Ai e ka hapur një anketë në llogarinë e tij në Twitter duke propozuar që të mbahet një referendum se me kë duan që të jenë këto dy territore, me Ukrainën apo Rusinë.

“Le ta provojmë këtë: vullneti i njerëzve që jetojnë në Donbas dhe Krime duhet të vendosë se a janë pjesë e Rusisë apo Ukrainës”, ka shkruar ai.

I pyetur  nga një ndjekës se a po tenton ta legjitimojë pseudorefendumin që ndodhi nën kushte persekutimi, tortura dhe ekzekutime, Elon Musk sugjeroi që të votimi të zhvillohet nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara.

Më pas ai e ka sugjeruar një qasje të ngjashme për këto territore siç ishte bërë me Kosovën, por pa e elaboruar më qartë se çfarë donte të thoshte me këtë.

“Ndoshta një qasje të ngjashme si me Kosovën?” ka shkruar Musk dhe ia ka bashkëngjitur artikullin e Britannica për Kosovën.

Të ngjajshme