займ на карту онлайн потребительский кредит

Muzeu i Kosovës organizon ‘Kampin me të rinj nga Diaspora’

23 Korrik, 2019 - 4:00 pm

Muzeu Kombëtar i Kosovës për herë të parë organizon kampin: “Kampi me të rinj nga Diaspora”, përmes të cilit do t’iu ofrojë të rinjve aktivitete që lidhen me trashëgiminë kulturore në Kosovë.

Muzeu Kombëtar i Kosovës është institucioni i parë i trashëgimisë kulturore i themeluar në vitin 1949, me qëllim të hulumtimit, mbledhjes, ruajtjes, restaurimit-konservimit dhe prezantimit të trashëgimisë së luajtshme kulturo-historike, që nga parahistoria e deri më sot, në territorin e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës funksionon edhe sektori i edukimit, i cili zhvillon programe të edukimit për të rinj dhe fëmijë përmes aplikimit të metodave dhe teknikave më të avancuara në lëmin e profileve shoqërore, duke aplikuar teknika interaktive përmes punës praktike. Datat e kampit: 16 -19 gusht, 2019.

Kampi do të jetë i hapur nga ora 09:00-17:00 për katër ditë sa zgjatë zhvillimi i aktiviteteve. Kjo nënkupton se çdo ditë pjesëmarrësit do të marrin pjesë në aktivitetet sipas orarit të lartshënuar, ndërsa në mbrëmje do të kthehen në ambientet familjare.

Kampi do të mbahet në Muzeun Kombëtar të Kosovës në Prishtinë dhe aplikuesit duhet të jenë të rinjtë e moshës 14-24 vjeç.

Pjesëmarrësit e kampit do të pajisen me certifikata mbi modulet e ndjekura sipas punëtorive të ndara në planin e aktiviteteve.

 “Kampi me të rinj nga Diaspora” është kamp i cili mbledh së bashku 35-40 të rinj nga e gjithë Kosova për 4 ditë, duke ofruar përplot aktivitete dhe mësime mbi trashëgiminë kulturore. Gjatë këtij kampi do të zhvillohen prezantime, punëtori dhe aktivitete të lira garuese.

Nëse dëshironi të informoheni dhe të mësoni mbi trashëgiminë kulturorë atëherë, “Kampi me të rinj nga Diaspora” është vendi i duhur për ju!
Për të marrë pjesë APLIKONI duke plotësuar formën e aplikimit deri më 14 gusht 2019! Rekomandohet që forma e aplikimit të plotësohet në kompjuter, laptop ose smart phone. Shënim: Shpenzimet e rrugës nuk janë të përfshira. 

“Kampi me të rinj nga Diaspora” financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe menaxhohet nga Muzeu Kombëtar i Kosovës. / KultPlus.com

Të ngjajshme