Ndërron jetë fotografi Mick Rock

19 Nëntor, 2021 - 5:34 pm

Fotografi Mick Rock vdiq në moshën 72-vjeçare, siç u njoftua në faqen e tij zyrtare në Twitter, në të cilën ai përkufizohet si një krijesë mitike që ishte e pamundur të mos e doje, në momentin që njiheshe me të.

Ata që kanë pasur kënaqësinë të ekzistojnë në orbitën e tij e dinë se Mick ka qenë gjithmonë shumë më tepër se “Njeriu që përjetësoi vitet ’70”.

Ai ishte një poet i fotografisë, një forcë e vërtetë e natyrës që i kalonte ditët e tij duke bërë pikërisht atë që donte, gjithmonë në mënyrën e tejet të pazakontë.

Michael David Rock, emri i tij në zyrën e gjendjes civile, kishte filluar të fotografonte koncerte lokale ndërsa ndiqte kolegjin në Kembrixh.

Në vitin 1972 ai u takua me David Boëie, dhe u bë fotografi i tij zyrtar për një periudhë kohe, duke realizuar disa nga fotot e tij më ikonike si Ziggy Stardust, një rock-er imagjinar androgjen dhe biseksual.

Rock prodhoi dhe drejtoi videoklipet si; “Space Oddity”, “Jean Genie” dhe “John, I’m Only Dancing” të David Bowie.

Kopertinat e tij të disa prej albumeve të paharrueshme të rock-ut përfshijnë;  “Transformer” dhe “Coney Island Baby” nga Lou Reed, “Raë Poëer” nga Iggy Pop & The Stooges, “Queen II” nga Queen, “End of the Century” nga Ramones dhe Joan. Jett “I Love Rock ‘n Roll”.

Artistë të tjerë që ai ka fotografuar përfshijnë Misfits, Snoop Dogg, Lady Gaga, Killers, Alicia Keys, Miley Cyrus, Yeah Yeah Yeahs, Queens of the Stone Age, Daft Punk, Black Keys, Hall & Oates dhe MGMT./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme