Ndikimi i pandemisë tek të drejtat e të rinjve

7 Nëntor, 2022 - 11:00 pm

Sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) u prezantua studimi “Qasja e të rinjve në informacion dhe shërbime të SHSR gjatë pandemisë COVID-19” nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACDP).

Studimi synon të japë një pamje më të qartë të ndikimit të pandemisë në të drejtat e të rinjve në Shqipëri si dhe në shëndetin e tyre seksual e riprodhues.

Gjithashtu, në këtë raport trajtohen edhe nevojat e punonjësve të kujdesit shëndetësor teksa ofrojnë shërbime, informacion dhe edukim për të rinjtë, duke u mbështetur në përvojën e përfituar gjatë pandemisë COVID-19.

Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit zhvilluan një diskutim brain-storming mbi sesi mund të kthejmë gjetjet dhe rekomandimet, në histori me vlerë lajmore për mediet e pranishme. / KultPlus.com

Të ngjajshme