Në Budapest inaugurohet kënd librash me emrin e Presidentit historik Ibrahim Rugova

18 Qershor, 2025 - 6:00 pm

Trashëgimia e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, u nderua sot në një ceremoni të veçantë në kryeqytetin hungarez, ku një pjesë e bibliotekës “Ervin Szabó” u emërtua me emrin e tij.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se emri dhe vepra e Presidentit Rugova nuk i përkasin vetëm Kosovës, por të gjithë atyre që besojnë në fuqinë e së drejtës dhe në idealin e lirisë.

“Sot në Budapest, bashkë me miq të Presidentit Rugova e miq të rinj të Kosovës, inauguruam një pjesë të bibliotekës “Ervin Szabó” me emrin e Presidentit historik, si shenjë e përhershme kujtese për vizionin e arkitektit të pavarësisë, i cili me përkushtim i udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë”, ka shkruar Osmani./KultPlus.com

Të ngjajshme