Në përkujtim të Memo Bejkos, heroit të popullit

2 Gusht, 2025 - 9:06 am

Memo Bejko ishte një nga të rinjtë e Shqipërisë që pas Çlirimit morën përsipër detyra të rëndësishme në mbrojtje të vendit. Komandant i postës kufitare të Vidohovës, ai ra dëshmor në përplasje të armatosur me Ushtrinë Helenike, teksa Republika Popullore e Shqipërisë po jepte ndihmë për Ushtrinë Demokratike Greke gjatë luftës civile në Greqi.

I vendosur në një nga segmentet më të nxehta të kufirit jugor, Memo Bejko nuk hezitoi të qëndrojë deri në fund, duke u bërë shembull i sakrificës dhe i përkushtimit ndaj atdheut dhe vlerave të lirisë. Për heroizmin e tij, u nderua pas vdekjes me titullin e lartë “Hero i Popullit”.

Sot, kujtimi i tij mbetet gjallë si një nga figurat që mishëroi idealin e mbrojtjes së sovranitetit dhe të ndihmës ndaj popujve që luftonin për çlirim. Memo Bejko është dhe do të mbetet një emër nderi në historinë e Shqipërisë./KultPlus.com

Të ngjajshme