Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes MMPHI, MKRS dhe CHwB

24 Qershor, 2021 - 7:25 pm

Sot është nënshkruar një marrëveshje e rëndësishme mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Cultural Heritage Without Border.

Qëllimi është të krijohet një lidhje bashkëpunimi për themelimin dhe zhvillimin e sistemit të integruar të të dhënave rreth aseteve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Një prej pikave të kësaj marrëveshje parasheh pikësimin e aseteve të të gjitha kategorive të trashëgimisë kulturore nga lista e monumenteve të trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përhershme dhe të përkohshme.

Z. Hajrulla Çeku nga MKRS, z. Liburn Aliu nga MMPHI dhe z. Sali Shoshi nga CHwB u shprehën të kënaqur për këtë bashkëpunim ndërsa u zotuan që të punojnë që të shohim rezultateve sa më të mira në këtë drejtim. / KultPlus.com

Të ngjajshme