17 Korrik, 2025 - 12:34 pm
Ministria e Sportit, Ministria e Arsimit dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) kanë nënshkruar një memorandum strategjik mirëkuptimi në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
Ky partneritet shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të infrastrukturës arsimore dhe sportive, duke përfshirë fazën e hartimit të projektit për Qendrën e Studentëve, që përfshin:
Konviktet
Palestrën “1 Tetori”
Menzën e studentëve
Qendrën e shërbimeve shëndetësore
Ndërtesa tjera përcjellëse
Gjithashtu, përfshihen edhe sallat e edukatës fizike të 12 shkollave të kryeqytetit, të cilat do të shërbejnë për nevojat e Lojërave Mesdhetare dhe do të mbeten si trashëgimi në funksion të nxënësve, studentëve dhe sportistëve të rinj,transmeton KultPlus
Ky bashkëpunim ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Qeverisë së Francës përmes AFD-së konfirmon përkushtimin për zhvillim të qëndrueshëm, përmirësim të kushteve për komunitetin akademik dhe sportiv, si dhe për organizimin dinjitoz të ngjarjes më të madhe sportive që Kosova ka mirëpritur ndonjëherë.
“Falënderojmë Qeverinë e Francës dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim për përkrahjen e fuqishme në këtë projekt strategjik”, thuhet në njoftimin zyrtar./KultPlus.com