Rama ndan artikullin në ‘Gazzeta del Mezzogiorno’: Rritje me 35% e kontratave të turizmit në 2024-ën

14 Nëntor, 2023 - 4:56 pm

Media italiane “Gazzeta del Mezzogiorno”, në një artikull kushtuar turizmit, vlerëson se “Shqipëria është në rrugën e duhur për të rrëmbyer edhe titullin e Mbretëreshës së Turizmit 2024”.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale artikullin e medias italiane, e cila flet për rekordin e shënuar në vitin 2023 me numrin e lartë të turistëve.

Rama u shpreh se “Gazzeta del Mezzogiorno” pasqyron edhe të dhënat nga sektori privat që tregojnë për një rritje me 35% të kontratave të turizmit të organizuara për vitin e ardhshëm.

“Shqipëria propozohet, jo vetëm për detin por edhe për kulturën dhe historinë e saj, e ku tashmë me fluturimet e lira dhe të shpeshta me ‘Ryan Air’, ‘Air Albania’, ‘Ita’, ‘WizzAir’, plus tre porte janë minimizuar distancat mes Italisë dhe Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se në artikull vlerësohen si faktor suksesi edhe marrëveshjet e nënshkruara nga qeveria si për shembull, ajo me “ITB Berlin”, panairin më të madh botëror të turizmit, ku Shqipëria do të jetë zyrtarisht vendi i nderit për vitin 2025. /atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme