Nesër në Gjilan përkujtohet Beqir Musliu

10 Qershor, 2020 - 9:30 pm

Nesër në Gjilan në 75 vjetorin e vdekjes nderohet një nga autorët më të shquar të letërsisë në vend, Beqir Musliu, shkruan KultPlus

Në nderim të veprës së tij, do të ketë një varg aktivitetesh në Gjilan të përkrahura edhe nga Komuna e Gjilanit.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Nesër në Gjilan, në 75 vjetorin e lindjes dhe në 24 vjetorin e kalimit në amshim

NDEROHET NJËRI NGA PENAT MË TË SHQUARA TË LETËRSISË SONË, BEQIR MUSLIU

Pikërisht në 75 vjetorin e Tij të lindjes, më 11 qershor, 2020, Gjilani, si vendlindje e tij, nderon në pajtim me kushtet dhe rrethanat e kësaj kohe pandemike, bjërin nga bijtë e saj më të çmuar, shkrimtarin Beqir Musliu.
Përmes Zyrës së Kryetarit të komunës, z. Lutfi Hazirit, Drejtorisë për kulturë, rini e sport si dhe asociacionit alternativ të shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Clubit “Beqir Musliu”, në ora 10:00, te Varri i shkrimtarit, do të vendosen lule dhe do të bëhen nderime.
Më pas, ora 11:00, në Zyrën e kryetarit të kësaj komune, një Juri profesionale, e emëruar nga kryetari Haziri, do të bëj publike emrin e fituesit të ri të Çmimit letrar “Beqir MUsliu”, njëri nga çmimet më prestigjioze në vend, që jepet në nderim të jetës dhe veprës së Beqir Musliut, që nga viti 2004 e këndej.
Çmimi letrar “Beqir Musliu” , pavarësisht rrethanave pandemike, i reduktuar paksa në procedura dhe nga cereominia publike, ruan vazhdimësinë dhe synimin kryesor që ka, për t’i vlerësuar dhe shpërblyer vlerat e mirëfillta artistike si dhe prurjete reja në letërsi.
Deri më tash, me këtë Çmim letrar janë nderuar: Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Musa Ramadani, Visar Zhiti, Ibrahim Kadriu, Rexhep Qosja, Ramadan Mehmeti, Nehas Sopaj, Anton Nikë Berisha, Ramadan Musliu, Shaip Beqiri, Ramadan Rexhepi e Edi Shukriu.
Cili do të jetë fituesi i 14-të me radhë, do të dihet nesër …”

Të ngjajshme