Nesër në Prishtinë mbahet marshi “Çohu për të Drejtat e Njeriut”

9 Dhjetor, 2019 - 11:30 am

Institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me shoqërinë civile në Kosovë do të organizojnë nesër marshin “Çohu për të Drejtat e Njeriut”, shkruan KultPlus.com.

“Institucioni i Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me shoqërinë civile në Kosovë, për të tretin vit me radhë vazhdon me iniciativën e përbashkët për shënimin e 10-dhjetorit, të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Marshi “Çohu për të Drejtat e Njeriut”, nesër nga ora 12:00, nga sheshi “Skënderbeu” deri në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe përmbyllet me nga një fjalim rasti nga Avokati i Popullit”, thuhet në statusin e tyre në Facebook.

Të ngjajshme