Nga 1 korriku gjoba për shitësit që përdorin qeset plastike njëpërdorimshe

25 Qershor, 2022 - 9:00 pm

Nga 1 korriku fillon zbatimi i gjobave për shitësit që vijojnë përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshe.

Lajmin e ka dhënë sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Kumbaro gjithashtu u shpreh se për pazaret e ditës duhen përdorur qeset prej letre, teksa u bëri thirrje qytetarëve t’u thonë jo qeseve plastike.

“Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës! Dhe mos harro, nga 1 korriku fillon zbatimi i gjobave që ligji parashikon për shitësit që vijojnë përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshe! Prandaj thuaj jo qeseve plastike. Pastrojmë Shqipërinë”, theksoi Kumbaro. /KultPlus.com

Të ngjajshme