19 Maj, 2025 - 6:52 pm
Kanë nisur punimet për restaurimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, përcjell KultPlus.
Përmes një postimi në Facebook, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku shkroi se ky investim do të mundësojë përmirësimin e kushteve funksionale dhe teknike të objektit, duke krijuar një hapësirë moderne dhe të përshtatshme për ekspozim, krijimtari dhe aktivitete artistike
Në vijim, KultPlus ua sjel postimin e ministrit Çeku:
Nisin punimet për restaurimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës, institucioni qendror i artit pamor në vend.
Ky investim i rëndësishëm do të mundësojë përmirësimin e kushteve funksionale dhe teknike të objektit, duke krijuar një hapësirë moderne dhe të përshtatshme për ekspozim, krijimtari dhe aktivitete artistike.
Përkushtimi ynë për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës kulturore po konkretizohet në terren, me projekte të mirëplanifikuara dhe me ndikim afatgjatë për komunitetin artistik dhe publikun. /KultPlus.com