Një gjest për tu duartrokitur: 63-vjeçari rregullon me dru pusetat e dëmtuara në Prishtinë

15 Gusht, 2020 - 9:34 am

Qytetarët e Kosovës shumë shpesh kanë shfaqur anën e tyre humane e bujare.

Kështu bëri edhe Osman Havolli nga Prishtina, i cili ka rregulluar me dru pusetat e dëmtuara në një rrugë të qytetit, një gjest ky për tu marrë shembull, shkruan KultPlus.

Ky veprim i Havollit është bërë i ditur nga faqja e Facebook-ut ‘Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë”, e cila e ka konsideruar gjestin e Havollit një gjest të shkelqyer. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/vrojtuesitPrishtine/posts/618595832384900

Të ngjajshme