Një grua dhe dy fëmijë shpëtohen pas 228 orësh nën rrënoja

15 Shkurt, 2023 - 11:50 pm

Një grua dhe dy fëmijë u nxorën të gjallë pas 228 orësh nën rrënoja në Antioki, një nga qytetet më të goditura nga tërmeti, në Turqi.

Nëna dhe fëmijët u dërguan me ambulancë në spital.

Në qytetin Hatay vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve me qendër në Kahramanmaras.

Një tërmet me magnitudë 7.9 ballë goditi javën e kaluar Turqinë juglindore.

Menjëherë pas tërmetit me magnitudë 6.7 ballë, një tërmet i dytë i madh 7.5 ballë goditi rajonin mëngjesin e nesërm.

Tërmeti shkatërroi banesat dhe qytetet në Turqi dhe Siri.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Liban dhe Qipro.

Tërmeti shkaktoi deri në 28 lëkundje të njëpasnjëshme me intensitet të madh dhe  magnitudë më të madhe se 4./KultPlus.com

epaselect epa10467968 A woman sits on the rubble of her home waiting for bodies of her family members at the site of collapsed buildings after a powerful earthquake, in Hatay, Turkey, 15 February 2023. More than 41,000 people died and thousands more were injured after two major earthquakes struck southern Turkey and northern Syria on 06 February. Authorities fear the death toll will keep climbing as rescuers look for survivors across the region. EPA/SEDAT SUNA

Të ngjajshme