Një ikonë e kinematografisë, 10 shprehjet më të mira të Sophia Loren

6 Qershor, 2022 - 11:30 am

Karriera brilante e Sophia Loren ka bërë që aktorja të kthehet në ikonën dhe idhullin e miliona fansave në mbarë botën. E njohur për dhjetëra role të suksesshme, Loren dëshmoi edhe një herë në moshën 86 vjeçare që është një yll i pashoq teksa aktroi në filmin e realizuar nga djali i saj Edoardo Ponti.

Në këtë film ikona italiane tregoi edhe një herë se talenti i saj është po aq i rrallë sa edhe bukuria e saj. Aktorja e famshme është e njohur gjithashtu edhe për thëniet që ka përdorur gjatë karrierës së saj, shprehje të cilat janë marrë si muzë për miliona dashamirës të saj.

Më poshtë, ne shikojmë disa nga thëniet më të mira të aktores deri më sot:

1.Çdo gjë që shihni tek unë i kam falë spagetit.

2.Kur je një nënë ti nuk je kurrë vetëm në mendimet e tua. Një nënë duhet të mendojë dy herë, një herë për veten e saj dhe një herë për fëmijën.

3.Bukuria është si ndihesh nga brenda dhe pasqyrohet në sy; bukuria nuk është diçka fizike.

4.Dy avantazhet që kam që nga lindja janë që kam lindur e zgjuar dhe kam lindur e varfër.

5.‘Sex appeal’ është 50% ajo që keni dhe 50% ajo që mendojnë të tjerët se keni.

6.Gabimet janë pjesë e detyrimeve që dikush paguan për një jetë të plotë.

7.Përparimi në një profesion të vështirë kërkon besim të zjarrtë te vetja. Kjo është arsyeja pse disa njerëz me talent mediokër, por me shtytje të madhe të brendshme, shkojnë shumë më tej se njerëzit me talent jashtëzakonisht superior.

8.Është gabim të mendosh se pasi të kesh mbaruar shkollën, nuk ke nevojë të mësosh kurrë asgjë të re.

9.Unë kurrë nuk jam përpjekur të bllokoj kujtimet e së kaluarës, edhe pse disa janë të dhimbshme. Unë nuk i kuptoj njerëzit që fshihen nga e kaluara e tyre. Gjithçka që jetoni të ndihmon për t’ju bërë personi që jeni tani.

10.Veshja e një gruaje duhet të jetë si një gardh me tela dhe me gjemba. t’i shërbejë qëllimit të saj pa penguar pamjen. /TAR/ KultPlus.com

Të ngjajshme