Një tjetër bujtinë e bukur gati të hapë dyert së shpejti në Beratin 2 mijëvjeçar 

14 Maj, 2022 - 5:00 pm

Një tjetër bujtinë e bukur gati të hapë dyert së shpejti në Beratin 2 mijëvjeçar.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ndau sot pamje nga kjo bujtinë, që po ngrihet artizanë e gurë të zonës, me karakter autentik.

“Vetëm 10 km nga qyteti, në fshatin Fushë Peshtan, “Kantina Pupa”, deri dje një biznes i vogël familjar, që sot me ndihmën e qeverisë përmes AZHBR është zgjeruar me 20 hektarë vreshta rrush autokton, 1000 rrënjë ullinj, 2 salla degustimi vere dhe 15 dhoma në funksion të agroturizmit të zonës”, theksoi Rama.

Agroturizmi është kthyer në një formë e shkëlqyer biznesi për të mbajtur njerëzit në fshat dhe për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm në zonat rurale. Interesimi për të bërë investime të tilla ka ardhur gjithnjë në rritje në zonat rurale. /KultPlus.com

Të ngjajshme