Një tjetër sukses shqiptar në SHBA: Orion Jucja diplomon në programin prestigjioz Humphrey

17 Korrik, 2025 - 10:45 am

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uroi sot Orion Jucjan, i cili përfundoi me sukses programin Hubert H. Humphrey në fushën e shëndetit publik në Universitetin Virginia Commonwealth.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Orion Jucja mësoi praktikat më të mira në trajtimin e varësisë, që do të ndihmojë në frenimin e përhapjes së drogave të paligjshme dhe në ndërtimin e komuniteteve më të sigurta, përcjellë KultPlus

Ambasada amerikane theksoi në një postim në rrjetet sociale se, “gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Orioni bashkëpunoi me ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe Institutit Kombëtar të Abuzimit me Drogën, Divizioni për Terapitë dhe Pasojat Mjekësore, duke mësuar praktikat më të mira në trajtimin e varësisë, që do të ndihmojë në frenimin e përhapjes së drogave të paligjshme dhe në ndërtimin e komuniteteve më të sigurta”./KultPlus.com

Të ngjajshme