Një vit nga vdekja e aktorit, Rasim Thaçi – Cima

26 Mars, 2022 - 2:55 pm

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka përkujtuar sot aktorin, Rasim Thaçi – Cima, në një vjetorin e vdekjes, përcjell KultPlus.

KultPlus ua sjell postimin e plotë të MKRS-së:

Në një vjetorin e vdekjes, bashkë me anëtarët e familjes, miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtuam Rasim Thaqin – Cimën, një ndër personalitetet më të veçantë të skenës humoristike shqiptare.

Në emër të familjes, të pranishmit i përshëndeti vajza e Rasim Thaçit, Adelina, e cila falenderoi ministrin për organizimin dhe të pranishmit për prezencën, ndërsa shtoi se ndjehet krenare me veprimtarinë që la pas babai i saj “Sa herë t’kujtojmë ne në familje – e sa here të kujtojnë njerëzit e këtij nënqielli babë, na kthehet fuqia, optimizmi, buzëqeshja dhe dashuria për njeriun e këtij vendi dhe për këtë vend” shtoi ajo.

Rasim Thaçi do të mbetet gjithmonë ikonë e kulturës tonë ndërsa do të kujtohet për veprimtarinë e pasur artistike që ka lënë pas./ KultPlus.com

Të ngjajshme