OKB: Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, burim kyç i vendeve të punës

27 Qershor, 2025 - 11:59 am

Sot është Dita Ndërkombëtare e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme.

Tema që Kombet e Bashkuara kanë zgjedhur për 2025-ën është: Rritja e rolit të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) si nxitëse të rritjes së qëndrueshme dhe inovacionit. Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme janë burime kyçe të vendeve të punës, të ardhurave dhe rritjes lokale, veçanërisht për gratë, të rinjtë dhe grupet e cenueshme.

600 milionë vende pune do të nevojiten deri në vitin 2030 për të përthithur fuqinë punëtore globale në rritje, gjë që e bën zhvillimin e NVM-ve një prioritet të lartë për shumë qeveri në mbarë botën.

Në tregjet në zhvillim, shumica e vendeve të punës formale krijohen nga NVM-të, të cilat krijojnë 7 nga 10 vende pune.

Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme janë përgjegjëse për më shumë se dy të tretat e të gjitha vendeve të punës në mbarë botën. Ato përbëjnë gjithashtu shumicën e krijimit të vendeve të reja të punës.

Por pavarësisht se ofrojnë një pjesë të madhe të punësimit global, NVM-të ende përballen me sfida të mëdha kur bëhet fjalë për kushtet e punës, produktivitetin dhe informalitetin.

Caktimi i 27 qershorit si “Dita e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme” u bë për të rritur ndërgjegjësimin për kontributin e jashtëzakonshëm të tyre në arritjen e Objektivave të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm./ KultPlus.com

Të ngjajshme