15 Prill, 2022 - 6:53 pm
Opera e parë shqiptare “Mrika “e kompozitorit të shquar shqiptar Prenk Jakova merr jetë kësaj here nga klasa e operas nënë drejtimin e Suzana Turkut me regji Rozi Kostanit.
“Është e vërtetë që kjo opera nuk është vënë në skenë që para viteve 90. Pas 32 vitesh kjo pjesë merr zë nga artistët e rinj, studentët e klasës së operas të cilët e këndonin shumë bukur dhe i japin ngjyra.”
Dirigjentja e cilëson një domosdoshmëri dhënies zë të veprave shqiptare për brezin e ri.
“Është e rëndësishme që artistët e rinj të njihen dhe të interpretojnë vepra shqipe, ato nuk duhet të flenë në sirtare”. Do jete akti i parë i operas” Mrika” , ku nuk do të mungojë as kostumet dhe as skenat e menduara me shumë kujdes nga regjisorja Rozi Kostani. Ky është një produksion i cili vjen nga brezi i ri, jo vetëm në vokal , por edhe kostumet dhe skenografia janë realizuar nga studentët e artit pamor.”
Holli i Universitetit të Arteve do të jetë skena , ku do të vihet akti i parë i Mrikës. Turku thotë se përmes këtyre personaliteteve femërore të prezantuara në fotografive jepet edhe historiku i kësaj vepre të rëndësishme shpjegon Turku.
Shfaqja do të jetë të shtunën dhe të dielën në kuadër të festimeve të 60 vjetorit të fakultetit të muzikës. /abcnews.al/ KultPlus.com