‘Origjina është e ardhmja’, mbi 100 të rinj performojnë nesër në sheshin ‘Skënderbej’

6 Tetor, 2022 - 8:00 pm

Kongresi Rinor Kombëtar, në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” në bashkëpunim me bashkinë Tiranë, si dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës organizon nesër performancën “Origjina është e ardhmja”.

“Origjina është e ardhmja” është performanca koreografike më e madhe e organizuar ndonjëherë në Tiranë me veshje të stampuara të trashëgimise kulturore.

Në performancë do marrin pjesë 100 të rinj, 20 balerinë, 10 persona me daulle.

Kjo do të jetë performanca e ritmit, lëvizjes dhe simboleve të të parëve tanë.

Kongresi Rinor Kombëtar fton qytetarët që nesër më 7 tetor, në orën 19:30 të shijojnë performancën e mrekullueshme të të rinjve në sheshin “Skënderbej”./ KultPlus.com

Të ngjajshme