Presidentja Osmani falënderon SHBA-në: Mbështetja e tyre është e domosdoshme

23 Nëntor, 2022 - 10:58 pm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier dhe qeverinë amerikane për arritjen e marrëveshjes për targat të mërkurën mbrëma në Bruksel.

Osmani ka shkruar në Twitter se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e tyre për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Dua të falënderoj ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe qeverinë amerikane për angazhimin e tij aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është është e domosdoshme. Kosova është mirënjohëse”, ka shkruar Osmani. / KultPlus.com

Të ngjajshme