Osmani flet në telefon me homologun slloven për sigurimin e vaksinave

8 Prill, 2021 - 2:07 pm

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e saj slloven Borut Pahor nga i cili ka pranuar urime për zgjedhjen e saj si presidente e Kosovës.

Të dyja palët kanë theksuar veçantinë dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve duke konfirmuar gatishmërinë për avancim tutje të tyre veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.

Në takim u diskutua për bashkëpunim në drejtim të sigurimit të vaksinave dhe shkëmbimin e eksperiencave për menaxhim të suksesshëm të pandemisë. / KultPlus.com

Të ngjajshme