Pacolli rrëfen bisedën që kishte me Nënë Terezën në një udhëtim biznesi në Kalkuta

26 Gusht, 2020 - 7:52 pm

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka ndarë momente të një diskutimi që kishte pasur kohë më parë me Nënë Terezën.

Pacolli shprehet se takimi kishte ndodhur në fund të viteve ’70-të, ndërsa ai po bënte një udhëtim biznesi në Kalkuta të Indisë, njofton Klan Kosova.

”Ti po fle në hotel?

Paratë e hotelit jepja të varfërve dhe hajde fli në misionin tonë, më tha Nëna Terezë, kur shkova me e takuar në fund të viteve 70 në një udhëtim biznesi në Kalkuta të Indisë. Mora mësimet e kursimit dhe bujarisë prej saj, të njëjta me ato të gjyshit Osman.

Sot në 110 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, duhet të përulemi me respekt para kësaj figure të madhe të kombit. Ajo është shndërruar në markë botërore e shqiptarëve.

Na njohin më mirë për shkak të saj.

Jemi më të mirë në sytë e botës dhe për shkak të saj. Unë me leksionin që mora në Kalkuta në 1979, u bëra më i mirë”.

Të ngjajshme