Pamje nga dhjetori i festave në Pogradec

11 Dhjetor, 2023 - 11:32 pm

Bashkia e Pogradecit ka ndezur dekorin e festave të fundvitit, duke ngritur kështu siparin e aktiviteteve festive.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale momente nga koncerti i organizuar me fëmijët e veshur me kostume festive, si dhe nga performanca artistike e trupës së qendrës kulturore “Lasgush Poradeci”.

Qindra banorë por edhe vizitorë të shumtë u bënë pjesë e ceremonisë së ndezjes së dritave të dekorit.

Zbukurimet për festat e fundvitit kësaj here nuk janë fokusuar vetëm në qendër të qytetit, por edhe në pedonalen dhe rrugët e tjera të Pogradecit./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme