займ на карту онлайн потребительский кредит

Parashutistja më e vjetër në botë vdes në moshën 88 vjeçare

11 Tetor, 2020 - 6:25 pm

Dilys Price, nga Cardiff, që u bë parashutistja më e vjetër në botë, ka vdekur në moshën 88-vjeçare. Ajo ishte frikësuar nga lartësitë kur bëri kërcimin e saj të parë në të pesëdhjetat. Por, ajo vazhdoi qindra kërcime me parashutë në të gjithë botën, duke u klasifikuar në librin e rekordeve botërore “Guinness”, si gruaja më e vjetër që u hodh me parashutë.

Që kur filloi të ushtronte këtë sport, realizoi mbi 1,139 kërcime solo në të gjithë botën. Ajo nuk ishte një parashutiste e zakonshme, me një sfond në dramë dhe vallëzim, por e specializuar në akrobaci në ajër dhe stil të lirë.

Price e shiti parashutën e saj, kur mbushi të 86-at, por vazhdoi të merrej me parashutizëm së bashku me ish-yllin e regbit të Uellsit, Gareth Thomas.

Në vitin 2018, Dilys Price u përfshi në listën e 100 grave, të cilat, kanë ndikuar në jetën uellsiane. Asokohe, zonja Price tha se, donte të frymëzonte të moshuarit, për të qenë aktivë në shoqëri./ KultPlus.com

Të ngjajshme