Parlamenti zviceran miraton martesat e së njëjtës gjini

11 Qershor, 2020 - 2:19 pm

Gjenevë, 11 qershor– Zvicra do të bëhet një nga vendet e fundit në Europën Perëndimore që ndryshon ligjet lidhur me martesat e së njëjtës gjini.

Dhoma e Lartë e parlamentit votoi për të miratuar barazinë në martesë me 124 vota pro dhe 72 kundër.

Si pjesë e së njëjtës paketë, qeveria miratoi një ligj që lejon çiftet homoseksuale të kenë fëmijë.

Vetëm një pjesë e vogël nga partia konservatore SVP dhe disa parlamentarë të tjerë votuan kundër legjislacionit.

Sondazhet e fundit kanë treguar se shumica e qytetarëve zviceranë janë mbështetës të martesave homoseksuale/DPA/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme