Pas një viti vonesë, Lojërat Olimpike Verore të Tokios duket se do të vazhdojnë

7 Prill, 2021 - 3:03 pm

Pas një viti vonesë, Lojërat Olimpike Verore të Tokios po vazhdojnë, me ç’rast do të sjellin garën mes atletëve më të mirë të botës duke përfshirë lojërat në pishinë, në pistë, rreth velodromit dhe lart mbi trampolinë, shkruan The New York Times, transmeton KultPlus.

Pavarësisht vonesës njëvjeçare për shkak të pandemisë e kohës së gjatë të organizimit nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë dhe komitetit organizues të Tokios, lojërat janë vendosur të mbahen nga 23 korrik deri më 8 gusht 2021 dhe ato akoma përfaqësohen me emrin Tokyo 2020, duke përfshirë edhe bluzat e pajisjet e tjera të markës.

Por, nga disa sondazhe tregojnë se 70 për qind deri në 80 për qind e njerëzve në Japoni mendojnë se lojërat nuk duhet të vazhdojnë këtë verë, ndërsa tifozët ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësimin e tyre se kur dhe si do të marrin paratë e biletave tyre prapa duke konsideruar se ata nuk do të lejohen të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Japoni.

Përjashtimet e vetme do të jenë për atletët, zyrtarët dhe disa anëtarë të mediave të lajmeve. Gjithashtu, është menduar që paraolimpiadat e vonuara për një vit, të zhvillohen më 24 gusht deri më 5 shtator. / KultPlus.com

Të ngjajshme