PEN Qendra e Kosovës ngushëllon familjen Mulliqi

26 Korrik, 2023 - 9:50 am

Me rastin e vdekjes së hershme të dramaturgut dhe profesorit Haqif Mulliq, PEN Qendra e Kosovës i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Mulliqi.

Haqif Mulliq ishte anëtar aktiv i PEN Qendrës së Kosovës që nga themelimi i saj dhe gjatë viteve dha kontribut të çmuar në të e për të.

Në kohë të fundit ishte edhe anëtar i Bordit të PEN Qendrës së Kosovës.

Që nga fillimi i botimit të revistës PEN Kosova, Mulliqi ishte bashkëpunëtor i zellshëm i saj me shkrimet e veta të shquara për dramaturgjinë dhe teatrologjinë./KultPlus.com

Të ngjajshme