Për 6 muaj Shqipërinë e kanë vizituar 310 mijë italianë

28 Gusht, 2023 - 1:31 pm

Nga të huajt që kanë zgjedhur të pushojnë në vendin tonë, italianët kryesojnë listat, kjo sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, raporton Klan. Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, pra nga Janari në Qershor, në Shqipëri kanë hyrë mbi 310 mijë italianë. Krahasuar me një vit më parë kjo shifër është rritur me 57%.

E ndërsa flasim për “dyndje” të vizitorëve nga vendi fqinj, kjo shprehje do të ketë vërtetë kuptim, kur të publikohen shifrat për dy muaj më me fluks të sezonit, Korrikun dhe Gushtin, për të cilën është folur shumë edhe në mediat Italiane.

Vendin e parë e zë turizmi patriotik, nga shqiptarët e Kosovës, që nga Janari në Qershor kanë hyrë 1.38 milionë, 43 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Rritje kanë njohur edhe vizitorët e ardhur nga Gjermania, veçanërisht dhe ata polakë.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë gjashtë mujorit të këtij viti kanë hyrë në vendin tonë mbi 3 milionë e 396 mijë vizitorë të huaj, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022 rritja është 33% më shumë./klantv/KultPlus.com

Të ngjajshme