Përfundon rinovimi i amfiteatrit të Pallatit të Rinisë

27 Shkurt, 2024 - 9:28 pm

Kanë përfunduar punimet rinovuese në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Në vijim KultPlus ua sjell postimin e ministrit Çeku:

Përfunduan punimet rinovuese në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë. Tani kemi një hapësirë të transformuar dhe kushte të përmirësuara për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Hapësirën e rinovuar për herë të parë po e shijojnë ekipi i shfaqjes “Kamarja e turpit” nga Ismail Kadare, produksion të cilit po i prijnë Kushtrim Koliqi e Doruntina Basha.

Vazhdojmë me përkushtim punën për konsolidimin e infrastrukturës kulturore në vend./KultPlus.com

Të ngjajshme