Përparim Rama merr një hap të rëndësishëm: Jemi gati me formimin e policisë së Prishtinës

4 Mars, 2024 - 1:11 pm

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka njoftuar sot se janë në rrugën e duhur për të finalizuar procedurat për Strukturimin e Policisë së Kryeqytetit.

Këtë ai e vlerëson si një hap tepër të rëndësishëm për të rritur sigurinë dhe mirëqenien në qytetin tonë.

“Sot, në një takim me udhëheqësit kryesorë të Policisë së Republikës së Kosovës, Drejtorin e Përgjithshën, Gazmend Hoxha, Drejtorin e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Basri Shabani dhe Drejtorin e Departamentit të Operacioneve në Polici, Arbnesh Ajvazin, diskutuam detajet për organizimin e drejtorisë së re e cila do të funksionojë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë”, shkruan Rama teksa thekson se gjatë takimit është folur për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Kryeqytetit dhe Policisë, veçanërisht për të adresuar sjelljet që dëmtojnë jetën publike, duke u fokusuar në intensifikimin e masave ndaj atyre që hedhin mbeturinat jashtë vendeve të caktuara dhe parkojnë mjetet e tyre duke penguar kompaninë “Pastrimi” të kryejë shërbimin, dhe ndaj atyre që parkojnë makinat në mënyra që pengojnë qarkullimin dhe qetësinë publike. / KultPlus.com

Të ngjajshme