Përplasje mes Motikokal dhe Liridon Bytyqit, të dyja palët synojnë të drejtën e fotografisë që u zgjodh në mesin e 1500 më të mirave

16 Tetor, 2022 - 11:36 am

Fotografia e cila u përzgjodh në mesin e 1500 më të mirave në konkursin e fotografisë nga Organizata Botërore e Meteorogjisë (WMO) ka shkaktuar përplasje mes fotografit Liridon Bytyqi dhe medias online Motilokal, përcjell KultPlus.

Pak ditë më parë, KultPlus publikoi një artikull rreth fotografisë e cila pasqyron thatësirën e liqenit të Batllavës, duke iu referuar si autor fotografit Liridon Bytyqi, i cili ka marrë të gjithë autorësinë e kësaj fotografië.

Mirëpo, në anën tjetër, Motilokal përmes një reagimi janë shprehur se fotografia që është përzgjedhur në mesin e 1500 fotografive që aplikuan dhe duke hyrë 80 fotorafitë më të mira në kokursin e WMO është prodhim i tyre, për të cilin ata kanë angazhuar me pagesë fotografin Liridon Bytyqi.

Ata për KultPlus thanë se kjo fotografi është pjesë e një storie që ata kanë realizuar në Liqenin e Batllavës e që pasqyron thatësirën e këtij liqeni.

Po ashtu Motilokal thotë se ata me këtë fotografi kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e konkursit të fotografisë së Organizatës Botërore të Meteorologjisë dhe kjo fotografi është nën pronësinë e tyre.

Në vijim gjeni reagimin e Motilokal:

Fotografia nga Kosova në mesin e 1500 më të mirave

Në janar të vitit 2020 kemi realizuar një storie rreth thatësirës në liqenin e Batllavës, duke u pasuar edhe me disa storie tjera si liqeni i Badovcit, Përlepnicës, Ujëvarën e Mirushës dhe bjeshkët e Brodit në Dragash.

Për këtë media online Motilokal.com ka angazhuar me pagesë Liridon Bytyçin, i cili i ka përfunduar këto punë dhe të gjitha janë botuar me logon dhe përmbajtjen e Motilokal.

Këto storie janë prodhim i Motilokal.com dhe nuk lejohen të përdorën në çfarë do forme pa lejen e kësaj medie dhe as personi që i ka realizuar nuk ka të drejtë me i përdor askund pa miratimin e Motilokal.com, i cili edhe është njoftuar për këtë çështje.

Në prill të viti 2022 redaksia e Motilokal ka aplikuar në konkursin e fotografisë të Organizatës Botërore të Meteorologjisë (ËMO). Dhe në tetor të këtij viti janë publikuar fotografitë që janë përzgjedhur dhe në mesin e 1500 aplikime 80 kanë hyrë në garë për finalen, ku do të përzgjedhjen 13. Në mesin e tyre është përzgjedhur fotografia e Motilokal.com që pasqyron thatësirën në liqenin e Batllavës.

Personi që po mundohet të merr merita as nuk ka aplikuar fare dhe as që ka patur njohuri derisa e kemi lajmëruar ne për konkursin. Dhe i njëjti po tregon sjellje jo korrekte, duke u munduar t’i ofendoj, nënçmoj ndaj kompanitë ku ai ka punuar më parë.

Edhe njëherë ideja, mundi dhe angazhimi për realizimi e atyre skorieve është prodhim i Motilokal.com.

Çdo kush që mendon se mundet t’i përvetësoj do të ballafaqohet para organeve të drejtësisë.

E frikshme/ Liqeni i Batllavës po shterët! (https://motilokal.com/lajmet/1258/e-frikshme-liqeni-i-batllaves-po-shteret)

Motilokal hyn në mesin e 80 fotografive më të mira në botë, mbetet në garë për top 13 nga Organizata Botërore e Meteorologjisë  (https://www.motilokal.com/lajmet/10544/motilokal-hyn-ne-mesin-e-80-fotografive-me-te-mira-ne-bote-mbetet-ne-gare-top-13-nga-organizata-boterore-e-meteorologjise?lang=en)

Në kanalin Youtube https://www.youtube.com/watch?v=5DG1emJLjUo

Në Facebook Motilokal  https://www.facebook.com/motilokal/videos/2507726812824057/KultPlus.com

Të ngjajshme