“Plisat” fillojnë mbledhjen e ndihmave në sheshin “Zahir Pajaziti”, në 15:00 nisen drejt Shqipërisë

26 Nëntor, 2019 - 2:58 pm

Grupi i tifozëve “Plisat” nga Prishtina sot kanë nisur një aksion për të mbledhur ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Ky grup tani është duke mbledhur ndihma në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nga ku ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të sjellin ushqime, batanije e veshmbathje për ti dërguar drejt Shqipërisë, transmeton Koha.net.

“Plisat” kanë bërë të ditur se tashmë kanë gjetur një autobus për të dërguar gjësendet në Shqipëri, ndërsa bëjnë thirrje ndaj agjencive turistike që kanë mundësi ti ndihmojnë me transport, pasi nuk mjafton një autobus.

“Plisat” do të nisen drejt Shqipërisë sot në orën 15:00./KultPlus.com

Gepostet von Plisat am Dienstag, 26. November 2019

Të ngjajshme