Pllaka e grabitur e Epit të Gilgameshit kthehet në Irak

7 Dhjetor, 2021 - 11:52 pm

Një pllakë e vogël balte që daton 3500 vjet më parë dhe që përmban një pjesë të Epit të Gilgameshit, e grabitur nga një muze i Irakut 30 vjet më parë dhe gjetur së fundi nga Shtetet e Bashkuara, u kthye zyrtarisht në Irak të marten.

Pllaka kuneiforme prej 1.7 milionë dollarësh, e njohur si pllaka e ëndrrave të Gilgameshit, është një nga veprat më të vjetra të letërsisë në botë dhe një nga tekstet më të vjetra fetare, transmeton KultPlus.

 Ajo u gjet në vitin 1853 si pjesë e një koleksioni me 12 tableta në rrënojat e bibliotekës së mbretit asirian Assur Banipal.

Pllaka u grabit nga një muze i Irakut gjatë Luftës së Gjirit të vitit 1991. Zyrtarët besojnë se ajo u importua ilegalisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 2003, më pas u shit në Hobby Lobby dhe përfundimisht u ekspozua në Muzeun e Biblës në Uashington.

Agjentët federalë me Hetimet e Sigurisë Kombëtare konfiskuan pllakën nga muzeu në shtator 2019. Një gjykatës federal në Nju Jork miratoi konfiskimin e pllakës në korrik të këtij viti.

Të martën, tableti iu dorëzua autoriteteve irakiane në një ceremoni në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Irakut në prani të zyrtarëve të UNESCO-s, si dhe ministrit të Jashtëm irakian Fuad Hussein dhe Hassan Nadhem, ministri i kulturës, turizmit dhe antikiteteve të Irakut./KultPlus.com

Të ngjajshme