Po mblidhen mijëra euro për vajzën që qau pas humbjes së Gjermanisë, kjo është arsyeja

4 Korrik, 2021 - 4:00 pm

Lajmet për këtë kampionat Europian nuk janë vetëm për ndeshjet. Vajza e mitur që ishte në stadiumin Wembley për të mbështetur Gjermaninë, u bë e famshme në rrjete sociale pasi Anglia mundi Gjermaninë 2-0.

Fotografitë e saj qarkulluan në rrjete sociale, duke u pasuar me meme që përdornin gjuhë ksenofobike dhe të papërshtatshme, si “qaj naziste e vogël”.

Joel Hughes, ngriti një mbledhje fondesh me synimin për t’i treguar vajzës së vogël se “jo të gjithë janë “të tmerrshëm” në Mbretërinë e Bashkuar”.

Faqja u krijua fillimisht për të mbledhur 500 paund në mënyrë që prindërit e saj të mund t’i bënin asaj një dhuratë të këndshme dhe deri tani janë mbledhur plot 32,667 paund.

Po ashtu Joel tha se ai po punon për të gjetur familjen e vajzës dhe nëse nuk e gjen, ose familja “nuk dëshiron të gjendet”, ai do t’u kthejë mbrapsht të gjithëve paratë./ KultPlus.com

Të ngjajshme