Policia e arreston Shemin në festivalin “Sunny Hill”

7 Gusht, 2022 - 4:48 pm

Shemsi Krasniqi i njohur ndryshe edhe si “Shemi” i grupit Ilirët, është arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan KultPlus.

Policia njofton se këngëtari ka shkuar te bina ku performojnë artistët, pa autorizim.

“Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty. Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor. Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Shemi ka reaguar për këtë arrestim:

“Një polic zyrtar me emrin Shkelzen Xhafa, urdhëroi të më prangosin pa bërë asgjë të keqe dhe asnjë polic tjetër nuk dëshironte ta bënte këtë, ky matrapaz edhe i dënoi disa policë pse nuk i përfillën urdhrat e tij. Ky torollak qartë është paguar nga Dukagjin Lipa të më sjellë në këtë gjendje se unë jam përçarë me Dugin se i jam betuar në dy fëmijët e mi se do ta këndoj këngën e ADEM JASHARIT, e ai është betuar në tre fëmijët se nuk do të më lejojë. Nesër unë do të dal ta këndoj atë këngë”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij. /KultPlus.com

Të ngjajshme