Prej sot, biletat e autobusit me Trafikun Urban mund të blihen përmes SMS

2 Tetor, 2023 - 11:23 am

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka njoftuar se prej sot, biletat e autobusit me Trafikun Urban mund të blihen përmes SMS, përcjell KultPlus.

Sipas Sahatçiut ky është një tjetër synim drejt digjitalizimit të shërbimeve për qytetarët.

“E RE! Prej sot, bileta e autobusit me Trafiku Urban mund të blihet përmes SMS!

Shumë e lumtur të ndaj me ju lajmin se e kemi arrit një tjetër synim drejt digjitalizimit të shërbimeve për qytetarë. Bashkë me Burimin, Ilirikun dhe Gentin, vendosëm një hap para në reformën e transportit publik. Ky është vetëm fillimi!”, shkruan Donjeta.

Kjo mënyrë po konsiderohet e lehtë dhe e shpejtë.

Qytetarët e kryeqytetit mund të blejnë biletën një drejtimëshe dhe biletën ditore në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C si dhe biletën për vajtje ardhje në aeroport, duke dërguar SMS përmes operatorëve IPKO dhe Vala.

📳Dërgo SMS në 55990 për biletën një drejtim

📳Dërgo SMS në 55991 për biletën ditore

📳Dërgo SMS në 55992 për biletën për aeroport

Krejt për fund është njoftuar se së shpejti do të fillohet me biletat javore dhe mujore dhe risi të tjera. / KultPlus.com

Të ngjajshme