Presidenti Frank Steinmeier uron Kosovën: Gjermania mik dhe partner i besueshëm për ju

16 Shkurt, 2022 - 11:30 am

PrPresidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka uruar Kosovën për vjetorin e 14-të të pavarësisë, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani, e cila ka ndarë urimin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Ai thekson se e mban mend mirë 17 shkurtin 2008, meqë atëherë ishte ministër i punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe menjëherë ishte deklaruar pro njohjes së Kosovës.

Për më tepër, ai i jep mbështetje të fuqishme institucioneve të Kosovës në agjendën e reformave dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, si një faktor qendror për zhvillim ekonomik dhe investime të reja

“Gjatë takimit tonë të fundit, kur me ftesë të tij e vizitova Gjermaninë zyrtarisht, Presidenti Steinmeier ritheksoi përkrahjen e palëkundur të shtetit të tij si dhe përkrahjen e tij personale për rrugën e Kosovës drejt arritjes së konsolidimit të plotë në arenën ndërkombëtare.Kosova është me fat që përgjatë rrugëtimit të saj sfidues ka pranë shtete si Gjermania dhe miq si Presidenti Steinmeier”, thuhet në njoftimin e të pares së shtetit.

Ndërkaq, më poshtë KultPlus iu sjellë edhe letrën e plotë të presidentit të Gjermanisë. /KultPlus.com

Të ngjajshme