Presidenti Macron vizitë zyrtare në Tiranë, pritet nga Rama

17 Maj, 2025 - 9:30 am

Presidenti i Francës Emmanuel Macron po zhvillon sot një vizitë zyrtare në vendin tonë, ku do të takohet me krerë të lartë të shtetit.

Mëngjesin e sotëm Presidenti Macron u prit në selinë e kryeministrisë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pas bisedimeve dypalëshe pritet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

Presidenti Macron mbërriti dje në Tiranë në kuadër të punimeve të Samitit të VI të Komunitetit Politik Europian, ndërsa ditën e sotme axhenda e presidentit Macron vijon me takime me zyrtarë të lartë të vendit.

Në kuadër të eventeve në ditën e Samitit të VI të Komunitetit Politik Europian u nënshkrua dje edhe deklarata e bashkëpunimit për Planin e Veprimit për Inovacionin Francë-Shqipëri, e cila ndër të tjera i jep dritën jeshile “Ecole 42”, shkollës prestigjioze franceze të kodimit.

Deklarata u nënshkrua në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, të cilët vizituan mjediset e Piramidës ku është hapur një strukturë e re dedikuar Ecole 42, që do të përgatisë të rinjtë e Tiranës, por jo vetëm në fushën digjitale.

Kjo është vizita e dytë zyrtare e presidentit Macron në Tiranë, ndërsa në 16-17 tetor 2023 ka zhvilluar vizitën e parë në Shqipëri, njëkohësisht vizita e parë e një presidenti francez në vendin tonë./ KultPlus.com

Të ngjajshme