Presidentja Osmani: Kosova është sot storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së

8 Maj, 2024 - 10:26 pm

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në mesin e shumë takimeve, Presidentja Osmani ka zhvilluar edhe një takim në “World Affairs Council” në Dallas.

Aty i diskutua mbi rrugëtimin e Kosovës dhe zhvillimet në vend në dritë të dinamikave sfiduese globale.

Presidentja Osmani tha se Kosova është sot storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së.

Kosova është sot storie suksesi e mbështetjes së SHBA-ve, teksa Serbia me miqtë e saj po duan të godasin vlerat e etabluara nga mbështetja amerikane duke punuar kundrejt gjithçkaje që kanë bërë SHBA-të në rajonin tonë.Prandaj, angazhimi dhe mbështetja e vazhdueshme për garantimin e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, është garancë për siguri në tërë kontinentin evropian, por edhe në SHBA, po ashtu”, ka thënë Osmani.

Të ngjajshme