Presidentja Osmani nderon dëshmorët në Ditën e Çlirimit të Istogut

20 Qershor, 2025 - 4:41 pm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar me nderim dhe mirënjohje të thellë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me rastin e Ditës së Çlirimit të Istogut.

Në një postim të publikuar, Osmani ka theksuar rëndësinë e sakrificës së bijve dhe bijave më të denjë të kombit, të cilët dhanë jetën për lirinë që sot e gëzojnë qytetarët e vendit. Ajo ka vizituar memorialin në Vrellë të Istogut, duke e cilësuar atë si vend kujtese dhe themel të shtetit të Kosovës.

“Ky memorial në Vrellë të Istogut është vend kujtese, por edhe themel i shtetit tonë dhe simbol i sakrificës që nuk harrohet kurrë”, ka shkruar Osmani./KultPlus.com

Të ngjajshme