Presidentja Osmani pret në takim nënën e Ritës, Vera Orën

20 Gusht, 2022 - 10:36 am


Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim Vera Sahatçiu-Orën nënën e këngëtares Rita Orës.

Ka qenë psikiatrja Sahatçiu-Ora, që ka publikuar në InstaStory disa fotografi nga takimi.

“E nderuar të takohem dhe të diskutoj me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, ka shkruar Vera në mbishkrimin e fotografisë së saj.

Tutje, ajo ka rishpërndarë edhe një tjetër imazh të publikuar nga këshilltarja e presidentes, ku ndër të tjerash Sahatçiu – Ora shkroi: “Ne duam, shpërndajmë dhe ndërtojmë eksperienca të reja me Presidenten e Kosovës”.

Ajo do të jetë në kryqytetin shqiptar, në Tiranë më 6 shtator për një koncert të madh në sheshin “Skënderbej. /KultPlus.com

Të ngjajshme