Presidentja Osmani takon presidentin e Kenias: Mezi presim ndërmarrjen e hapave të përbashkët për t’i afruar vendet dhe popujt tanë

18 Shtator, 2023 - 8:05 pm

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot ka takuar Presidentin e Kenias William Ruto me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve mes dyja vendeve, shkruan KultPlus.

Lajmin për takimin me presidentin kenian e ka bërë të ditur vetë presidentja përmes një postimi në faebook.

“Kënaqësi të takoj Presidentin e Kenias, William Ruto për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Mezi presim ndërmarrjen e hapave të përbashkët që do t’i afrojnë tutje vendet dhe popujt tanë”, thuhet në postimin e Presidentes.

Përndryshe Presidentja Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në NewYork, me ftesë të Presidentit amerikan Joe Biden/KultPlus.com

Të ngjajshme