Presidentja Osmani uron Kancelarin Merz: Presim me padurim forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit tonë

6 Maj, 2025 - 4:47 pm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në emër të popullit të Kosovës, ka uruar Kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz me rastin e marrjes së detyrës.

Urimi i plotë i Presidentes Osmani:

Në emër të popullit të Kosovës, i uroj suksese Kancelarit Friedrich Merz me rastin e marrjes së detyrës dhe fillimit të mandatit të qeverisë së re gjermane.

Në një moment përcaktues për unitetin dhe sigurinë e Evropës, udhëheqja e vazhdueshme e Gjermanisë është më e rëndësishme se kurrë. Si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, presim me padurim forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit tonë për ta çuar përpara rrugëtimin legjitim të Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO./KultPlus.com

Të ngjajshme