Semimaturantët sot i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë

4 Korrik, 2023 - 10:00 am

Nxënësit e klasëve të nënta sot, më 4 korrik, do t’i nënshtrohen pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë, ka njoftuar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

Në këtë test pritet të hyjnë 23.632 nxënës në 176 qendra të testimit, respektivisht në 1.867 salla të testimit.

Në këtë pjesë të parë nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët: Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Histori dhe Gjeografi. Ndërkaq, më 11 korrik do të mbahet pjesa e dytë e testit në lëndët: Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Rezultatet e testit do të publikohen më 17.07.2023./ KultPlus.com

Të ngjajshme